-
American Marigold 1 x $23.45
-
Black Eyed Susan 1 x $25.45
-
Bleeding Heart 1 x $30.45
Historia jonë
Produktet e egra natyrore që gjenden në të gjithë vendin si dhe produktet e kultivuara ne mjedise natyrore dhe te certifikuara si produkte organice, tregtohen në të gjithë botën nga kompania Agroherbal. Që nga viti 1993 Agroherbal operon në grumbullimin, përpunimin dhe eksportimin e bimëve mjekësore. Kompania jonë tregton mbi 200 artikuj nga flora e pasur natyrore shqiptare dhe bime te kultivuara ne mjediset e tyre natyrore dhe te certifikuaara si produkte organice. Produktet tona tregtohen si lëndë e parë për industrinë farmaceutike, kozmetike, ushqimore, çaj medicinal, erëza, vajra eterikë, tanine, ushqim për njerëzit, ushqim për kafshët, etj. Me një përvojë të konsoliduar në tregtimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, Agroherbal eksporton produktet e saj në Evropë dhe SHBA. Oferta jonë e larmishme bën që fushat e tregjeve tona të rriten në zona të ndryshme të botës. Agroherbal ofron: artikuj të ndryshëm, cilësi të lartë, çmime konkurruese, korrektësi, qëndrueshmëri, seriozisht, tolerancë dhe stabilitet në marrëdhëniet tregtare. Besueshmëria dhe stabiliteti në marrëdhëniet tregtare është gjithçka që Agroherbal kërkon në këmbim.
Cilesia
Produktet e egra natyrore që gjenden në të gjithë vendin si dhe produktet e kultivuara ne mjedise natyrore dhe te certifikuara si produkte organike, tregtohen në të gjithë botën nga kompania Agroherbal.
Produktet tona nga flora e eger spontane:
Shumica e bimeve qe ne tregtojme rreth 200 artikuj, janë bimë të egra, të mbledhura në mjedisin natyror të florës spontane shqiptare. Bimët nuk kane pesticide dhe tregtohen të thata, pas një procesi tharje teknike. Ne sjellim nga vlerat e verteta te produkteve tona nga flora e eger spontane e paster dhe shume e pasur e maleve shqipetare.
Kultivimi dhe productet e kultivuara:
Rreth 70 artikuj qe tregtojme jane bime te kultivuara ne mjediset
e tyre natyrore dhe te certifikuara si produkte organice.
Agroherbal bashkepunon me shume fermer ne te gjithe
Shqiperine duke kontraktuar me ta planin e prodhimit, duke
garantuar tregun e pevitshem dhe ardhmerine e tij.
Agroherbal mbeshtet fermeret me fara, fidane, asistence teknike,
parafinancim, asistence dhe mbeshtetje financiare ne certifikimin
organic te produkteve si dhe mbeshtetje ne te gjitha hallkat e
prodhimit dhe manipulimit te produkteve per treg.
Kultivimi i kontrolluar i bimeve mjeksore ne abitatin e tyre
natyror, ka rritur larmine e artikujve te kultivuar ne rreth 70
specie te ndryshme, ka rritur cilesine e produkteve dhe garancine
e prodhimit, duke shmangur periodicitetin e prodhimit spontan.
Natyra, klima dhe tradita te harmonizuara me kultivimin, certifikimin dhe teknologjine, na japin bimë mjekësore
me vlerë të lartë biokimike, kurative dhe tregtare.
Certifikimi dhe productet organice
Rreth 150 artikuj që tregtojmë janë të certifikuara si produkte organice BIO dhe NOP nga trupa certifikuese qe operojme ECOCERT S.A. www.ecocert.com. Productet organike jane prioriteti i tregut tone. Gjurmushmeria e produkteve ne te gjithe zinxhirin e tregut nga vjelesit, fermeret e deri tek konsumatori jane vizioni yne per sot dhe per te ardhmen. Certifikimi organic evidenton vlerat e larta te produkteve tona te vjelura nga flora spontane e paster dhe e pasur, nga produktet e kultivuara ne abitatin e tyre natyror dhe ruajtjen e ketyre vlerave ne te gjithe zinxhirin e tregut deri tek konsumatori